Skuadra e Romës ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Barcelonës, francezin Clement Lenglet, përcjellin mediumet italiane të hënën. Për Lengletin, thuhet se Roma është e gatshme të ofrojë rreth 15 milionë euro, duke pasur parasysh se ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.
Lenglet nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman për sezonin e ri, pasi në ndeshjen e parë kundër Real Sociedadit u inkuadrua nga banka e rezervistëve në kohën shtesë.
Sezonin e shkuar, Lenglet pati 48 ndeshje dhe një gol të shënuar për Barcelonën në të gjitha garat. Ai iu bashkua Barçës në vitin 2018 nga Sevilla.