Skuadra e Aston Villas ka forcuar mbrojtjen për këtë edicion me francezin Clement Lenglet.
Lenglet tek Aston Villa është prezantuar të premten, ndërsa ekipit anglez i është bashkuar nga Barcelona.
Në fakt, Lenglet është huazuar për një vit te Aston Villa, ekip që ka opsionin e blerjes së tij në fund të edicionit për 10 milionë euro.
28-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, ndërsa te Aston Villa po konsiderohet si përforcim i rëndësishëm.
Ai edhe edicionin e shkuar ka luajtur në Angli, pasi ishte i huazuar te skuadra e Tottenhamit. Lenglet, gjithashtu, karrierë ka bërë edhe te Sevilla e Nancy.