Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lenglet drejt Italisë

Skuadrat nga Serie A kanë shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Barcelonës, francezin Clement Lenglet, përcjellë “Mundo Deportivo” të mërkurën. Juventusi, Interi dhe Milani tashmë kanë kontaktuar Barcelonën, që ka njoftuar se ka nxjerrë në shitje 27-vjeçarin.

Lenglet nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez dhe për këtë arsye do të largohet nga “Camp Nou”. Për kartonin e Lengletit, Barcelona po kërkon të paktën 12 milionë euro.

Në sezonin 2021/22, Lenglet pati 27 paraqitje për Barcelonën, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Sevilla. Ai ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2026.