Qendërmbrojtësi francez Clement Lenglet është i vendosur të mbetet te Barcelona, të paktën deri në fund të këtij sezoni.
Mediumet spanjolle kanë shkruar të premten se Lenglet ka refuzuar largimin nga “Camp Nou” gjatë afatit kalimtar të janarit. Mësohet se francezi dëshiron të luftojë për një vend titullari dhe këtë ia ka bërë me dije si krerëve të klubit, ashtu edhe trajnerit Xavi Hernandez.
Në fakt, te Barcelona kishin shpresuar në largimin e Lengletit, të cilin donin ta nxjerrin në shitje muajin tjetër por refuzimi i tij ka prishur planet e klubit.
Këtë edicion, Lenglet ka vetëm 13 paraqitje në të gjitha garat kurse me Barcelonën ka kontratë deri në vitin 2026. 26-vjeçari iu bashkua Barcelonës në vitin 2018 nga Sevilla për 36 milionë euro.