Mesfushori Frenkie De Jong nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, përkundër ofertave të shumta nga ekipet angleze. “Mundo Deportivo” ka raportuar të hënën se De Jong ka njoftuar drejtuesit e Barçës se do t’i refuzojë të gjitha ofertat.
Thuhet se holandezi është i vendosur të mbetet te Barcelona të paktën deri në fund të sezonit, edhe pse klubi po insiston në shitjen e tij. 25-vjeçari këtë edicion ka një gol në 15 paraqitje, ndërsa me Barcelonën ka kontratë deri në vitin 2026. Ai është pjesë e Barcelonës prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Ajaxi.
Interesim për De Jongun ka kohë që kanë shfaqur Manchester Unitedi, Chelsea e Liverpooli.