Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni interesohet për Lengletin

Evertoni ka shprehur interesim për shërbimet e qendërmbrojtësit të Barcelonës, francezit Clement Legnlet, ka raportuar të mërkurën “Diario Sport”.

Lengleti pritet të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere dhe te Evertoni po shihet si përforcim ideal për repartin e mbrojtjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bëhet e ditur se Evertoni është i gatshëm të paguajë rreth 15 milionë euro për Lengletin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman.

Lenglet 26-vjeçar, iu bashkua Barcelonës në vitin 2018 nga Sevilla për 36 milionë euro, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij në “Camp Nou”.

Ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026 kurse sezonin e shkuar ka regjistruar 48 ndeshje në të gjitha garat dhe ka realizuar vetëm një gol.