Tottenham Hotpsur po vazhdon me përforcime për sezonin e ri. Së fundmi, sipas mediave angleze, londinezët kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Clement Lenglet.
Skuadra londineze do të paguajë shtatë milionë euro nga kontrata e francezit, ndërsa Barcelona do të paguajë pesë milionë euro të tjera. Skuadra spanjolle priste që Tottenham të paguante 100% të pagës së lojtarit, por nuk e kanë pranuar këtë propozim.
27-vjeçari do të huazohet për një vit me mundësi blerjeje në fund të sezonit.