Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lengleti, së shpejti lojtar i Tottenhamit

Tottenhami shpreson që ta bëj të mundur transferimin e Clement Lengletit brenda 24 orëve.

Ai pritet të huazohet për një sezon nga Barcelona, dhe marrëveshja për 27-vjeçarin është shumë afër që të finalizohet.

Lenglet pritet t’i njoftojë shokët e ri të skuadrës në parapërgatitje të shtunën në Korenë e Jugut.

“Sky Sports News” ka shkruar të enjten se Spursi ka qenë në kontakt me të për një kohë të gjatë. E një mbrojtës që luan me këmbën e majtë, është prioritet për trajnerin Antonio Conte.

Artikuj të ngjashëm