Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma fiton në Turqi te Trabzonspori

Lorenzo Pellegrini në minutën e 55-të dhe Eldor Shomurodov në minutën e 81-të, i dhanë fitoren Romës 2:1 në udhëtim te Trabzonspori në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës. Andreas Cornelius realizoi për vendësit golin e barazimit në minutën e 64-t.

Ishte ndeshja e parë garuese për trajnerin Jose Mourinho, ndërsa nikoqirët e Turqisë kanë luajtur tri ndeshje në edicionin e ri. Dueli kthyes do të zhvillohet pas një jave në “Stadio Olimpico”.

Henrikh Mkhitaryanit iu anulua një gol në minutën e 25-të për shkak të prekjes me dorë, ndërsa ish-lojtari i Napolit, Marek Hamsik, e vuri në vështirësi portierin Rui Patricio me gjuajtje të fuqishme, por pa e mposhtur atë.

Marash Kumbulla hyri në lojë si zëvendësues te Roma në minutën e 90-të.