Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma është e interesuar për Sergio Oliveiran

Roma është e interesuar që të transferojë mesfushorin e Portos, Sergio Oliveira, shkruan Gianluca Di Marzio.

Raportohet se trajneri i Romës, Jose Mourinho e pëlqen lojtarin dhe e dëshiron në skuadër.

Mourinho e kishte kërkuar Olivieran edhe në kohën sa e drejtonte Tottenhamin. Pesë gola dhe një asistim në 25 paraqitje, është bilanci i 29-vjeçarit këtë sezon me skuadrën e Portos.