Trajneri i Romës, Jose Mourinho, dëshiron një mesfushor në afatin kalimtar të janarit.
Sipas gazetarit italian, Rudy Galetti, Roma ka në listë tre futbollistë, yllin e Aston Villas, Douglas Luizin, Houssem Aouarin e Lyonit dhe Dani Ceballos e Real Madridit.
Të tre do të jenë lojtarë të lirë në verën e vitit 2023 dhe në këtë mënyrë mund të blihen në janar me çmim më të ulët.
Mourinho po kërkon mesfushor për të pasur më shumë zgjidhje në pjesën e dytë të kampionatit.
Artikuj të ngjashëm