Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma interesohet për Ceballosin

Skuadra e Romës ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, Dani Ceballosin. Raportohet se Roma është e gatshme t’i paguajë Realit 20 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e Ceballosit, i cili këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje për shkak se ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho e sheh Ceballosin si përforcim të duhur për mesfushën dhe po insiston ne transferimin e tij gjatë janarit.

Ceballos sezonin e shkuar ishte i huazuar te Arsenalit kurse me Real Madridin ka kontratë deri në vitin 2023.