Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali interesohet për Dybalan

Paulo Dybala - AS Roma

Real Madridi ka kthyer interesimin kah sulmuesi i Romës, Paulo Dybala. “Marca” ka raportuar të mërkurën se Reali po synon transferimin e argjentinasit në afatin kalimtar të janarit.

Është trajneri Carlo Ancelotti që po insiston për një sulmues dhe Dybala po shihet si opsion i duhur për trajnerin italian.

Reali ka bërë gati ofertën për Romën, pasi klubi spanjoll është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të tij në vlerë prej 20 milionë euro.

Në anën tjetër, Dybala është i gatshëm t’i bashkohet Real Madridit dhe tashmë ka shtyer negociatat me Romën për rinovimin e kontratës.

29-vjeçari iu bashkua Romës vitin e shkuar si lojtar i lirë dhe ka kontratë deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion ka 2 gola në po aq paraqitje në Serie A.