Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, mund të largohet nga Roma si lojtar i lirë në verë dhe t’i bashkohet Milanit.
Kështu ka raportuar të mërkurën “Corriere dello Sport”.
Dybala ka dëshirë të jetë sërish nën urdhrat e trajnerit Massimiliano Allegri. Të dy e njohin njëri-tjetrin shumë mirë nga koha së bashku në Juventus.
Megjithatë, për t’u realizuar kjo lëvizje, duhet të përmbushen disa kushte. Së pari, Dybala dhe drejtuesit e Milanit duhet të bien dakord për pagën, gjë që për ekipin kuqezi është shumë e rëndësishme. Milani planifikon shitjen e Rafael Leaos në verë dhe mund të hapë rrugë për një kalim të Dybalas te Milani.