Eksperti i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Joao Cancelo dëshiron të largohet nga Al Hilali në afatin kalimtar dimëror dhe të kthehet në Evropë.
Menaxheri i portugezit është duke punuar që ai të gjejë klub të ri.
Dhe njëri prej opsioneve është kthimi te Barcelona, ndërsa ka edhe mundësi transferimi në Itali.
“Më shumë rreth Joao Cancelos. Interi është në bisedime të drejtpërdrejta me Al Hilalin dhe menaxherin e lojtarit, Jorge Mendes. Barcelona është e interesuar, por rregullorja e ‘fair-playt financiar’, mund të ndikojnë në transferim. Kontakte më herët me Mendesin ka pasur edhe Juventusi”, ka shkruar Fabrizio Romano.