Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka raportuar të premten se trajneri i Romës, Jose Mourinho, është në mesin e kandidatëve për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin te Real Madridi, në vitin 2024.
Kontrata aktuale e Mourinhos skadon në qershorin e vitit të ardhshëm, ndërsa “Sky Sport Italia” së fundmi ka shkruar se ai nuk pritet të vazhdojë me skuadrën e Serie A.
Për Mourinhon do të ishte rikthim te skuadra madrilene.
Real Madridin e kishte udhëhequr prej vitit 2010 deri në vitin 2013.
Pati 127 fitore nga 178 ndeshje në krye të gjigantit të La Ligas.
Për teknikun portugez interesim kanë shprehur edhe skuadrat e Arabisë Saudite, Al-Ahli dhe Al-Ittihad. Madje, kanë ofruar pagë prej 50 milionë eurove për edicion.