Jose Mourinho është rikthyer te Real Madridi. Lajmin e ka konfirmuar klubi portugez Benfica.
Real Madridi ka paguar 15 milionë euro për ta liruar Mourinhon nga kontrata me Benfican.
“Benfica njofton se Real Madridi ka formalizuar qëllimin për të nënshkruar me Jose Mourinhon për 15 milionë euro dhe trajneri ka dhënë pëlqimin e tij. Faleminderit, Jose Mourinho”, ka shkruar Benfica në faqen e saj zyrtare.
E Benfica në vend të Mourinhos e ka sjellë trajnerin Marco Silva.
Mourinho te Real Madridi do ta zëvendësojë Alvaro Arbeloan.
63-vjeçari kishte drejtuar Realin nga viti 2010 deri në vitin 2013. E fitoi La Ligan në edicion 2011-12, Kupën e Spanjës në edicionin 2010-11 dhe Superkupën e Spanjës në vitin 2012.