Jose Mourinho po shihet si alternativë për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin në krye të Real Madridit, raporton “Marca” të premten.
Reali është në kërkim të një trajneri për ta zëvendësuar Ancelottin, i cili do të largohet nga klubi në fund të edicionit kur edhe i skadon kontrata.
I pari në listën e krerëve të Realit mbetet trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso por nëse spanjolli nuk pranon ofertën, atëherë do të tentohet Mourinho.
Mourinho edhe më herët ka qenë në krye të Realit, ndërsa aktualisht është trajner i skuadrës së Romës. Ai mori drejtimin e Romës në vitin 2021 dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Artikuj të ngjashëm