Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma pas Luizit

Skuadra e Romës ka shprehur interesim për mesfushorin e Aston Villas, brazilianin Douglas Luiz raporton të martën “Football-Italia”.

Roma është në kërkim të një mesfushori defensiv për sezonin e ri dhe trajneri Jose Mourinho ia ka vënë syrin Luizit. 24-vjeçari ka gjasa të largohet nga Aston Villa gjatë kësaj vere, pasi ekipi anglez tashmë ka siguruar shërbimet e Bubacar Kamaras që e ka transferuar falas nga Marseille.

Luiz ka kontratë me Aston Villan deri në vitin e ardhshëm dhe këtë sezon ka shënuar dy gola e ka bërë tri asistime në të gjitha garat. Ai iu bashkua Aston Villas nga Manchester në verën e vitit 2019.