Skuadra e Barcelonës po interesohet për shërbimet e mesfushorit të Aston Villas, brazilianit Douglas Luiz. Në fakt, “Mundo Deportivo” raporton të premten se Barcelona po insiston për transferimin e mesfushorit defensiv në afatin kalimtar të janarit.
Luiz po shihet si prioritet te Barcelona dhe ekipi spanjoll do ta kërkojë huazimin e tij me detyrimin e blerjes në fund të këtij edicioni. Luiz po shihet si zëvendësim ideal për Gavin, i cili shkaku i lëndimit nuk do të kthehet në fushë deri në fund të edicionit.
Luiz është pjesë e Aston Villas prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Manchester City dhe këtë edicion ka 6 gola e 5 asistime në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2026, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 60 milionë euro.