Skuadra e Arsenalit nuk ka hequr dorë nga transferimi eventual i mesfushorit Douglas Luiz, ka njoftuar “Daily Mail” të hënën. Arsenali kishte shprehur interesim për brazilianit edhe para fillimit të këtij edicioni, por Aston Villa refuzoi të gjitha ofertat e klubit nga Londra.
Këtë herë, Arsenali do të ofrojë mbi 60 milionë euro 25-vjeçarin, të cilin po synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit. Luiz ka treguar paraqitje të mira këtë edicion, ku ka shënuar 6 gola për Aston Villan, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026. Ai ka edhe 9 paraqitje me Brazilin, ndërsa Aston Villas iu bashkua në vitin 2019 nga skuadra e Manchester Cityt për 17 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm