Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Oliveira kërkohet nga Fenerbahçe

Sergio Oliveira është bërë synim i Fenerbahçes, me kërkesë të trajnerit Jorge Jesus, kanë raportuar mediat në Portugali të mërkurën.

Oliveira ishte te Roma si i huazuar, por nuk ka qenë e gatshme t’i paguajë 13.5 milionë euro për transferimin e tij përfundimtar nga skuadra e Portos.

“O Jogo” ka shkruar të mërkurën se gjiganti turk, Fenerbahçe, ka hyrë në garë seriozisht për t’i siguruar shërbimet e tij.

Oliveira ka kontratë me Porton deri në vitin 2025.

30-vjeçari te Roma u huazua në muajin janar. Pati 22 paraqitje në të gjitha garat dhe shënoi tre gola.

Artikuj të ngjashëm