Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma e Betisi po garojnë për Pedron

Foto: Reuters

Roma dhe Real Betisi janë duke garuar për transferimin e sulmuesit spanjoll Pedro Rodriguez, shkruan “Goal.com”.

Pedro 32-vjeçar do të jetë lojtarë i lirë pasi t’i skadojë kontrata me Chelsean në fund të këtij edicioni.

Roma dhe Betisi janë duke negociuar me taborin e Pedros për të firmosur një para-kontratë.

Vet Pedro ka konfirmuar se ka disa oferta.

“Situata e koronavirusit ka prekur çdo gjë, kështu që për momentin po presim për një takim me Chelsean. E di se kontrata po skadon, por ende nuk jemi ulur për të biseduar nëse do të rinovohet kontrata apo jo. Po pres takimin me klubin, por jam duke dëgjuar edhe ofertat tjera. Prioritet është ta përfundoj kontratën”, ka thënë Pedro për radiostacionin “El Larguero”.

Artikuj të ngjashëm