Sulmuesi i Evertonit, braziliani Richarlison mund të jetë zgjidhja e minutës së fundit për Paris Saint-Germainin, në rast se Kylian Mbappe largohet.
Kështu, kanë shkruar mediumet e huaja të mërkurën. Bëhet e ditur se Richarlison është zgjidhja e parë te ekipi francez, që e sheh brazilianin si zëvendësim të duhur për Mbappen.
E ardhmja e Mbappes te Parisi nuk është e sigurt, pasi sulmuesi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia e transferimit të tij te Reali Madridi, ekip për të cilin thuhet se ka bërë gati 160 milionë euro për kartonin e tij.
Richarlison 24-vjeçar ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024 dhe kartoni i tij, vlerësohet mbi 50 milionë euro. Këtë edicion, braziliani ka një gol dhe një asistim në dy ndeshje të kampionatit anglez.