Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja arrin marrëveshje personale me Richarlisonin

Paris Saint-Germaini është duke kërkuar zëvendësuesin e Kylian Mbappes.

Mediat francez kanë raportuar të premten se drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me sulmuesin e Evertonit, Richarlisonin.

Madje, thuhet se menaxheri i sulmuesit brazilian ndodhet në Paris për të mbyllur detajet e fundit të marrëveshjes.

Klubi francez është i gatshëm të paguajë mbi 50 milionë euro dëmshpërblim për t’i siguruar shërbimet e Richarlisonit.