Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja pas Richarlisonit

Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Evertonit, brazilianit Richarlison.

“L’Equipe” ka raportuar se drejtuesit e Parisit pritet së shpejti ta kontaktojnë ekipin anglez, i cili ka vendosur ta nxjerrë në shitje brazilianin në verë. Për ta lënë të lirë Richarlisonin, Evertoni po kërkon 50 milionë euro, shumë kjo e përballueshme për PSG-në.

Tek ekipi francez po e shohin Richarlisonin si zëvendësim ideal për Kylian Mbappen, i cili pritet të largohet në verë. Richarlison, 24-vjeçar, ka shtatë gola e katër asistime këtë edicion në 25 ndeshje. Ai ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024.