Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për sulmuesin e Tottenhamit, brazilianin Richarlison. “L’Equipe” ka raportuar të mërkurën se Parisi po synon transferimin e Richarlisonit në fund të këtij sezoni.
Braziliani po shihet si zëvendësim ideal për Kylian Mbappen, i cili tashmë ka kërkuar largimin nga Parisi verën tjetër. Richarlison para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Tottenhamit dhe ka kontratë deri në vitin 2027.
Këtë edicion ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat. Richarlison karrierë në Evropë ka bërë edhe tek Evertoni e Watfordi.
Artikuj të ngjashëm