Sulmuesi i Brazilit, Richarlison, i është ofruar Real Madridit, ekip për të cilin ka thënë se ëndërron të luajë.
Në një intervistë për mediumet braziliane, Richarlison ka pranuar se dëshira e tij është që të jetë pjesë e Real Madridit dhe është i gatshëm të largohet këtë verë nga Tottenhami për t’iu bashkuar ekipit spanjoll.
Reali është në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Karim Benzemas, ndërsa më herët pati shprehur interesim për Richarlisonin.
26-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Tottenhamit nga Evertoni dhe me ekipin londinez ka kontratë deri në vitin 2027.
Në edicionin e tij të parë te Tottenhami, Richarlison pati 35 paraqitje, ku shënoi 3 gola dhe asistoi 4 herë.