Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parisi në garë për Richarlisonin

Pas Real Madridit edhe Paris Saint-Germaini është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Richarlison.

“FootMercato” ka bërë të ditur të premten se Parisi pritet së shpejti ta kontaktojë Tottenhamin në lidhje me transferimin e sulmuesit brazilian.

Mësohet se ekipi francez është i gatshëm të ofrojë deri në 70 milionë euro për Richarlisonin, të cilin po e sheh si zëvendësim ideal për Neymarin.

Richarlison para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Tottenhamit nga Evertoni dhe me ekipin londinez ka kontratë deri në vitin 2027.

Në 20 ndeshje të luajtura për Tottenhamin, 25-vjeçari ka shënuar dy gola dhe ka asistuar 3 herë.

Artikuj të ngjashëm