Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rice mbetet te West Hami

Drejtuesit e West Ham Unitedit kanë marrë vendim të prerë për të ardhmen e kapitenit Declan Rice.

“The Sun” raporton të premten se West Hami do ta mbajë mesfushorin deri në fund të këtij sezoni dhe gjatë janarit do t’i refuzojë të gjitha ofertat për të.

Klubi e ka njoftuar 23-vjeçarin me vendimin dhe i ka bërë me dije se mund të largohet në verë, por vetëm për një ofertë mbi 100 milionë euro.

Rice është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në Angli, pasi ka refuzuar kontratën e re nga klubi londinez. Ai ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Rice është produkt i West Hamit, ndërsa është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2017. Këtë sezon, ai ka një gol e dy asistime në 16 paraqitje në Premier League.

Artikuj të ngjashëm