Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rexhepi ndihet krenar me futbollistët e Lirisë

Trajneri i Lirisë, Xhengis Rexhepi, ka thënë se pavarësisht eliminimit nga Kupa e Kosovës, ndihet krenar me futbollistët që i drejton.

Ai tha se pjesën e dytë e nisën keq, aty ku pranuan golin e tretë. 

“Realisht me skuadrën time ndihem krenar me paraqitjen shumë të mirë. Jemi ndeshur me skuadër të Superligës dhe kemi pasur raste shënimi. Nuk është e lehtë të bësh kaq raste ndaj një skuadre të Superligës. Iu qasëm shumë mirë ndeshjes dhe herët kaluam në epërsi. Patëm edhe 2-3 raste të mira shënimi para penalltisë që shënuam. Më pas bëmë dy gabime të lehta. Llapi mori epërsinë. Pjesa e parë ishte e barabartë, por ne ishim më të rrezikshëm. Pjesën e dytë e nisëm keq dhe pranuam golin e tretë. Llapi ka lojtarë cilësorë që bëjnë dallimin në fushë. U munduam të qëndrojmë të qetë dhe ta menaxhojmë rezultatin e të mos e pranojmë golin e katërt. Edhe në pjesën e dytë patëm dy raste të mira shënimi. Kemi zhvilluar ndeshje të mirë. Llapi ka më shumë kualitet. Duhet të jemi real”, është shprehur Rexhepi.

Artikuj të ngjashëm