Trajneri i Feronikelit ’74, Xhengiz Rexhepi ka qenë i dëshpëruar pas disfatës 3:0 të pësuar nga Llapi, por atë e ka gëzuar fakti që lojtarët nuk janë dorëzuar deri në fund të ndeshjes.
“Penalltia në një farë mënyre jo se na prishi hesapet por në këto ndeshje e rëndësishme është se kush avancon i pari. Llapi ka shumë skuadër të fortë e cilësi dhe pas golit të parë, arritën edhe ta dyfishojnë epërsinë. E kemi ditur nga fillimi i edicionit se do të kemi vështirësi. Ne kemi futbollistë të mirë që kanë pasur edhe minutazhë në skuadrat ku kanë luajtur, por përballemi me ekipe që janë të mirë në çdo aspekt”, ka thënë ai pas takimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi luajtur lojë të mirë. Edhe pse rezultati ishte 3:0, djemtë luajtën deri në fund. Kjo më bën krenar pasi nuk u dorëzuam në asnjë moment. Kemi pasur orar të vështirë dhe probleme me lëndime”, është shprehur Rexhepi.
Feronikeli ’74, që pësoi disfatën e katërt të edicionit, mbetet me vetëm tri pikë.
Feronikeli ’74 në xhiron e ardhshme luan në Prizren te Liria, ndërsa Llapi e pret Gjilanin.