Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reflekton Federata Ballkanike, shkurtesën FAK e zëvendëson me KOS dhe vendos flamurin e Kosovës

Federata Ballkanike e Atletikës ka reflektuar lidhur me prezantimin e Kosovës në Ballkanikun U20 në palestër që të shtunën mbahet në Beograd.

Fillimisht te garuesit e Kosovës ishte vendosur shkurtesa e Federatës Atletike të Kosovës, FAK. Por pas reagimit të Federatës kosovare dhe pyetjeve të KOHËS, Federata Ballkanike ka ndryshuar shkurtesën FAK me atë të shtetit të Kosovës, KOS.

Madje është vendosur edhe flamuri i Kosovës te shkurtesa KOS.

Edhe atletët e shteteve tjera janë prezantuar me shkurtesën e vendit prej nga vijnë.

Nga Federata Ballkanike i kanë thënë KOHËS se ky ishte një gabim teknik i komitetit organizativ lokal dhe se do të përmirësohej. Kjo edhe ndodhi. Atletët pritet të bëhen sportistët e parë nga Kosova që garojnë në një ngjarje ndërkombëtare në territorin e Serbisë.