Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy shqiptarë akuzohen për vjedhje në shtëpinë e princit William dhe princeshës Catherine

Princi William dhe princesha Kate

Foto: Associated Press

Dy burra shqiptarë të pastrehë janë ngjitur nëpër një gyp kullues për të hyrë me forcë në shtëpinë e fshatit të princit William dhe princeshës Catherine në lindje të Anglisë, nga ku kanë vjedhur mansheta dhe një orë, njoftuan të mërkurën policia dhe prokuroria, transmeton agjencia “AP”.

Të dyshuarit u arrestuan në afërsi, pas një operacioni kërkimi nga policia, ku u përdorën qen, dronë dhe një helikopter.

Policia tha se të hënën në mbrëmje, zyrtarët u thirrën për shkak të raportimeve për “aktivitet të dyshimtë” në një pronë të familjes mbretërore, Sandringham Estate, në qarkun Norfolk. Në atë kohë, asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ndodhej në pronë.

Policia e Norfolkut tha se Mirgen Doku, 34 vjeç, dhe Arilen Ndoci, 32 vjeç, janë akuzuar për hyrje në një shtëpi me qëllim të vjedhjes dhe për hyrje të paautorizuar në një zonë të mbrojtur.

Gjatë një seance në Gjykatën e Norwichit, prokurorët thanë se të dyshuarit, të cilët janë shtetas shqiptarë dhe përshkruhen si të pastrehë, janë ngjitur nëpër një gyp kullues, kanë hapur me forcë nëpërmjet një dritareje dhe janë futur në një dhomë zhveshjeje.

Edhe Urdhërat e përdorur për kontrollin e shtëpive të vëllait të Mbretit Charles ishin të paligjshme, thotë gjykata Botë Urdhërat e përdorur për kontrollin e shtëpive të vëllait të Mbretit Charles ishin të paligjshme, thotë gjykata

Ata kanë vjedhur një orë dhe gjashtë palë mansheta, përfshirë një palë që në gjykatë u përshkruan si “mansheta të Dukës së Edinburgut”.

Një punonjës i pronës Sandringham tha se ishte duke kryer një patrullim me pajisje termike për zbulimin e personave, kur pa dy burra duke kapërcyer një gardh të gjelbëruar dhe duke ikur drejt një zone pyjore. Ata u arrestuan më vonë pa këpucë dhe u dërguan në mbajtje nga policia. Një i dyshuar i tretë ende nuk është arrestuar.

Të dy burrave iu ofrua ndihma e një përkthyesi të gjuhës shqipe dhe ata konfirmuan emrat dhe datat e lindjes. Atyre nuk iu kërkua të deklaroheshin nëse pranonin apo mohonin akuzat, ndërsa gjykata urdhëroi që të mbahen në paraburgim deri në paraqitjen e tyre të radhës para së njëjtës gjykatë, të hënën.

Zyra e princit William dhe princeshës Catherine në Pallatin Kensington nuk pranoi të komentojë për çështjet e sigurisë.

Edhe Princi William dhe Kate Middleton “thellësisht të shqetësuar” nga zbulimet e Epstein Botë Princi William dhe Kate Middleton “thellësisht të shqetësuar” nga zbulimet e Epstein

Anmer Hall, një shtëpi me 10 dhoma gjumi në pronën Sandringham, ishte dhuratë martese për çiftin nga mbretëresha e ndjerë Elizabeth II.

William dhe Kate e përdorin këtë rezidencë, rreth 171 kilometra në veri të Londrës, si shtëpi të tyre në fshat gjatë fundjavave. Çifti dhe tre fëmijët e tyre pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në Forest Lodge, në Windsor, në perëndim të Londrës, të cilën e kanë përshkruar si “shtëpinë e tyre të përhershme”.