Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali nuk llogarit në Mendyn

Ferland Mendy

Real Madridi do ta shesë gjatë kësaj vere mbrojtësin Ferland Mendy.

“Fichajes” ka bërë të ditur të dielën se drejtuesit e klubit spanjoll janë në pritje të ofertave për francezin.

Në garë për shërbimet e mbrojtësit të majtë janë Chelsea dhe Manchester Unitedi.

Drejtuesit e klubit madrilen i kanë bërë me dije lojtarit se nuk llogaritin në shërbimet e tij për kampionatin e ri.

Madrilenët për ta liruar 27-vjeçarin po kërkojnë rreth 40 milionë euro.

Mendy ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2025.