Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mendy largohet nga Real Madridi

Ferland Mendy

Real Madridi nuk llogarit në mbrojtësin e krahut të majtë, Ferland Mendy, për sezonin e ardhshëm.

E përditshmja “Marca” raporton të premten se Mendy do të largohet nga klubi spanjoll këtë verë.

Mësohet se Reali ka njoftuar Mendyn se është në listën e largimeve dhe se francezi tashmë po shqyrton ofertat e skuadrave të tjera.

27-vjeçari ka pasur telashe të shumta me lëndimet këtë sezon dhe për këtë arsye ka humbur edhe vendin e titullarit në ekip.

Ai ka 25 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa me Realin ka kontratë deri në vitin 2025.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro, kurse interesim për transferimin e tij kanë shfaqur skuadrat nga Italia

Artikuj të ngjashëm