Mbrojtësi i krahut të majtë, Ferland Mendy, pritet të largohet nga Real Madridi këtë verë për t’u transferuar në Angli. Mësohet se interesim për transferimin e Mendyt këtë verë ka shprehur skuadra e Manchester Cityt, ka raportuar “Daily Mail” të mërkurën.
Te Reali nuk llogaritin në Mendyn, i cili këtë edicion ka pasur telashe të shumta me lëndimet, duke u limituar në vetëm 25 paraqitje në të gjitha garat. Në anën tjetër, 27-vjeçari po shihet te City si zëvendësim ideal për Joao Cancelon, i cili do të shitet përfundimisht në verë.
Mendy ka kontratë me Realin deri në vitin 2025, ndërsa City është gati të ofrojë mbi 30 milionë euro për kartonin e tij. Ai është pjesë e Realit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Lyoni.