Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali, favorit për Mendyn

Ferland Mendy

Mbrojtësi i krahut të majtë, Ferland Mendy, do të largohet nga Real Madridi për ta vazhduar karrierën në Angli. “Marca” përcjell të hënën se Mendy, sipas të gjitha gjasave, do t’i bashkohet skuadrës së Arsenalit.

Thuhet se francezi parimisht ka arritur marrëveshje personale me ekipin anglez, i cili po negocion me Real Madridin për lirimin e tij.

Për transferimin e Mendyt këtë verë Arsenali është i gatshëm të ofrojë deri në 35 milionë euro.

Te Reali janë të gatshëm ta shesin Mendyn, i cili këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet. Ai deri më tani ka regjistruar vetëm 26 paraqitje në të gjitha garat për Realin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Artikuj të ngjashëm