Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Las Palmasit për ta kaluar Barcelonën në tabelën e La Ligas.
Të mërkurën mbrëma, Reali fitoi 2:0. Brahim Diaz në minutën e tretë të kohës shtesë në pjesën e parë dhe Joselu në minutën e 54-t ishin golashënues për madrilenët. Ndeshja i ka takuar xhiros së shtatë të kampionatit spanjoll.
Reali është i dyti në tabelë me 18 pikë, një më shumë se Barcelona që renditet e treta.