Real Madridi po synon të përforcohet në fazën e mbrojtjes.
Sipas “Calciomercaots” klubi spanjoll është duke e monitoruar situatën e mbrojtësit të Juventusit, Matthijs de Ligt.
De Ligt po shihet si përforcim ideal te klubi spanjoll që është i gatshëm të nisë negociatat me krerët e klubit italian.
Madje madrilenët janë të gatshëm që të përfshijnë edhe shërbimet e mesfushorit Federico Valverde si pjesë e marrëveshjes.
De Ligt këtë sezon ka dy paraqitje në Serie A.