Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi takohet me De Ligtin për kontratën e re

Juventusi nuk po ndryshon planet për mbrojtësin Matthijs De Ligt.

“Calciomercato” ka bërë të ditur se në takimin e radhës me palët do të diskutohet edhe njëherë kontrata e re për mbrojtësin holandez.

“Zonja e Vjetër” do t’i ofrojë kontratë të re dyvjeçare De Ligtit, që do ta mbajë atë në Torino deri në vitin 2026.

Trajneri Massimilano Allegri llogarit në shërbimet e tij, sidomos pas largimit të Giorgio Chellinit.

De Ligt këtë edicion në 31 paraqitje në Serie A ka shënuar tre gola.

Artikuj të ngjashëm