Matthijs de Ligt pritet të rikthehet te skuadra e Juventusit, ka raportuar “Calciomercato” të hënën.
Mësohet se holandezi nuk është i kënaqur te Bayern Munichu dhe kthimi te Juventusi po shihet si alternativë e mirë.
Këtë edicion mbrojtësi 24-vjeçar ka humbur vendin e titullarit te Bayerni, ekip të cilit iu bashkua në verën e vitit të shkuar nga Juventusi.
Ai ka 6 paraqitje dhe 1 gol të shënuar në të gjitha garat, ndërsa me Bayernin ka kontratë deri në vitin 2027.
Mësohet se Juventusi po synon huazimin e tij në afatin kalimtar të janarit, me opsionin e blerjes në verë. De Ligt e njeh mirë Juventusin, ekip për të cilin ka luajtur tri edicione dhe ka fituar tre trofe, përfshirë titullin e kampionit të Italisë.