Matthijs De Ligt do të jetë largimi i madh nga Bayern Munichu në fillim të vitit të ardhshëm, përcjell “Kicker” të hënën. Mësohet se mbrojtësi holandez ka kërkuar largimin nga Bayerni në afatin kalimtar të janarit pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij.
Këtë edicion, De Ligt ka humbur vendin e titullarit te Bayerni dhe në total ka regjistruar vetëm 82-të minuta lojë në të gjitha garat.
Ai nuk po preferohet në mbrojtje nga trajneri Thomas Tuchel, i cili po ka besim më të madh në dyshen Dayot Upamecano dhe Kim Min-jae.
24-vjeçari iu bashkua Bayernit verën e shkuar nga Juventusi për 70 milionë euro dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2027.