Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni mbetet pa De Ligtin

Krahas eliminimit në Kupën e Gjermanisë, Bayern Munichu ka mbetur edhe pa një lojtar të rëndësishëm për një periudhë të gjatë. Mbrojtësi Mathijs De Ligt ka pësuar lëndim në humbjen 2:1 nga Saarbruckeni të mërkurën mbrëma dhe do të qëndrojë jashtë fushe për të paktën gjashtë javë.

Ai ka dëmtuar ligamentet e gjurit të djathtë dhe nuk do të jetë në gjendje të rikthehet deri në fund të muajit të ardhshëm, ka njoftuar “Bild” të enjten.

De Ligt ishte titullar ndaj Saarbruckenit dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 25-të për shkak të lëndimit.

24-vjeçari këtë edicion ka 10 paraqitje dhe një gol të shënuar për bavarezët.

Artikuj të ngjashëm