Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Ligt, afër rikthimit

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Matthijs de Ligt, është afër rikthimit në fushë pas lëndimit që e pati në gjurin e këmbës së djathtë. Ky lëndim e la atë jashtë fushës së gjelbër në muajin e fundit. Bayern Munichu të hënën ka shkruar se qendërmbrojtësi holandez është kthyer në fushë dhe “ka kompletuar stërvitjen individuale në qendrën stërvitore të klubit”. De Ligti pati këputje të ligamentit më 1 nëntor në eliminimin e befasishëm të Bayern Munichut nga Kupa e Gjermanisë, pasi u mposht 2:1 nga Saarbruecken. Për shkak të dëmtimit që pati, De Ligti nuk luajti as për Holandën në kualifikimet për në Evropianin 2024, kundër Irlandës dhe Gjibraltarit.