Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Ligt nuk do të largohet nga Juventusi

Qendërmbrojtësi Matthijs De Ligt nuk do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni, përkundër ofertave të shumta nga skuadrat tjera të Evropës.

Në fakt, holandezi pritet ta rinovojë kontratën me “Zonjën e Vjetër” për t’i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij. Mediumet italiane kanë raportuar të martën se agjenti i De Ligtit, Mino Raiola gjatë kësaj jave do të jetë në Torino për t’i filluar negociatat me Juventusin për vazhdimin e bashkëpunimit.

De Ligt ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024 kurse ekipi nga Serie A, po dëshiron t’ia vazhdojë deri në vitin 2026.

Gjithashtu, do të përfshijë edhe klauzolën e lirimit, e cila do të ngrihet nga 120 në 150 milionë euro. 22-vjeçari iu bashkua Juventusit në vitin 2019 nga Ajaxi për 85 milionë euro dhe këtë sezon ka 12 paraqitje dhe një gol të shënuar për ekipin italian në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm