Matthijes de Ligt është afër për të vazhduar kontratën me Juventusin.
Mbrojtësi holandez ka bërë të ditur se është afër nënshkrimit të marrëveshjes së re me ekipin italian.
“Kemi pasur bisedime në vazhdim me Juventusin. Sapo të vijë momenti i duhur do të vendosim për zgjatjen e kontratës”, deklaroi De Ligt.
Kontrata aktuale e 22-vjeçarit skadon në vitin 2023.
De Ligt është pjesë e klubit italian që nga viti 2019, kur u transferua nga Ajaxi.
Artikuj të ngjashëm