E ardhmja e qendërmbrojtësit Matthijs De Ligt te Juventusi mbetet e pasigurt, pasi agjenti i tij ka paralajmëruar largimin e holandezit nga ekipi italian.
Mino Raiola ka pranuar se De Ligt mund të largohet nga Juventusi në fund të këtij edicioni duke shtuar se ofertat për të nuk mungojnë.
De Ligt 22-vjeçar iu bashkua Juventusit nga Ajaxi në vitin 2019 për 85 milionë euro dhe me “Zonjën e Vjetër” ka kontratë deri në vitin 2024.
Ai këtë sezon ka katër ndeshje për Juventusin në të gjitha garat. “Unë mendoj se De Ligt është nëjri prej mbrojtësve më të mirë në Evropë.
Ai ka kontratë me Juventusin, por mund të largohet në fund të këtij sezoni pasi ka shumë skuadra të interesuara për të”, ka paralajmëruar Raiola.