Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Ligt vendos për të ardhmen në fund të sezonit

Matthijs de Ligt do të vendosë për të ardhmen e tij pas përfundimit të këtij sezoni.

Mbrojtësi holandez thuhet se dëshiron të largohet nga Juventusi pasi nuk është i kënaqur në Torino.

De Ligt ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024, kurse interesim për shërbimet e tij kanë treguar Barcelona, Manchester Unitedi dhe Chelsea.

Juventusi për ta liruar 22-vjeçarin po kërkon të paktën 75 milionë euro dëmshpërblim.