Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Ligti kërkon largimin nga Juventusi

Matthijs de Ligt thuhet se dëshiron të largohet nga Juventusi, pasi bisedimet për kontratën e re nuk shkuan në mënyrën më të mirë.

Për mbrojtësin interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Chelsea dhe Manchester Unitedi.

Vendimi i tij për të mos e vazhduar kontratën me klubin italian mund të bëjë që shumë skuadra të dërgojnë ofertë për holandezin.

“Corriere dello Sport” ka bërë të ditur se 22-vjeçari është i hapur të largohet nga Kampionati italian.

Juventusi për ta liruar lojtarin po kërkon rreth 90 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm